Shkolla e Magjistraturës, më datë 18 shkurt 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “"Dhuna digjitale - shkeljet e kryera në internet, të tilla si zbulimi i informacionit privat dhe ‘cyberflshing’; Rekomandimi i Përgjithshëm nr. 1 i Grevio për diskriminimin digjital të dhunës ndaj grave. Rregullat e BE- së për luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, dhuna kibernetike, ndihma për viktimat dhe hapa për të parandaluar përdhunimin", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspert: Ylli Pjetërnikaj
Lehtësues: Adnan Hoxha
Qëllimi i këtij trajnimi është: Evidentimi i kuadrit ligjor ndërkombëtar dhe kombëtar që ka në fokus zbatimin e ndalimeve kundër dhunës digjitale dhe shkeljeve të tjera të kryera në internet. Identifikimin e koncepteve në lidhje me llojet dhe karakteristikat e formave të ndryshme të dhunës në internet dhe tipologjitë e tyre. Identifikimi i problematikave apo mangësive në kuadrin ligjor kombëtar dhe adresimi i drejtë i çështjeve sipas legjislacionit aktual dhe akteve ndërkombëtare e praktikës ndërkombëtare.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Evidentimi i kuadrit ligjor ndërkombëtar dhe kombëtar që ka në fokus zbatimin e ndalimeve kundër dhunës digjitale dhe shkeljeve të kryera në internet;
- Identifikimin e koncepteve në lidhje me llojet dhe karakteristikat e formave/tipologjive të ndryshme të dhunës në internet;
- Evidentimi i rasteve praktike dhe standardeve të vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut të ankimeve të paraqitura me fokus dhunën në internet;
- Panoramë e përvojës së shteteve të tjera në marrjen e nismave ligjore për kriminalizimin e dhunës kibernetike;
- Evidentimi i rasteve praktike dhe marrja e mendimeve lidhur me zgjidhjen ligjore të rasteve praktike, në kuadrin legjislativ kombëtar, krahasuar me raste të shqyrtuara nga gjykatat e huaja e standardet e vendosura nga GJEDNJ.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.